Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 15:04

Ajo u bë e famshme pasi u zgjodh Miss Shqipëria dhe tashmë suksesi e ndjek pas. Armina Mevlani ka nisur pushimet në një vend bregdetar, ku po relaksohet para rikthimit sërish në aktivitetet e saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet me bikini lejla, e shtrirë buzë detit.

 “Koha e verës, është e lehtë ta jetosh atë”, shkruan Armina, e cila duket mjaft e kuruar ndonëse ndodhet në plazh.

Ndërsa prej kohësh ajo është e lidhur me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Armina nuk ka dhënë detaje se me kë po i kalon pushimet.