Lajme Shqip Monday, 01 April 2013 11:13

Arilena është fituesje a edicionit të dytë të spektaklit të talentëve të këndimit, X-Factor Albania.
Në një mbrëmje fantastike në Tiranë u mbajt finalja e X-Factor, ku konkurrentë ishin Aldo, Arilena dhe Natyrali. Këta të tre përfaqësuan po ashtu edhe mentorët e tyre, Alban Skenderajn, Tunën dhe Soni Malajn.
Të gjithë konkurrentët performuan hite të mëdha ‘live’ në skenën madhështore.
Pos tjerash vlen të përmendet se edhe Bleona Qerreti dhe Elvana Gjata performuan nga një këngë në po të njëtën skenë, që i bëri performancat e tyre të duken të jashtëzakonshme.

Në fund publiku vendosi që pas këtij rrugëtimi të gjatë të emisionit të talentëve të formatit më të shikuar në botë të zgjedhë fitues Arilenën, këngëtaren e talentuar që ishte dhe nën kujdesin e Tunës gjatë këtij spektakli.
Arilena ishte konsideruar para natës finale si favoritja absolute për ta fitaur X-Factorin.