Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 10:26

Nuk dihen arsyet, por pas një konfrontimi me një djalë të ri në një klub të Frankfurtit në Gjermani, Ardian Bujupi është nxehur aq shumë, saqë e ka rrahur personin në fjalë deri sa e ka lënë pa ndjenja për toke dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 

Kur policia ka mbërritur në skenë, pas investigimit të ngjarjes ka lëshuar dhe urdhër arrest për këngëtarin e “Want U Now”, transmeton Koha.

Mbetet të shihet në ditë në vazhdim se si do të reagoj ish-konkurrenti i ‘Deutche Super Star’ pas këtij incidenti, që pritet të ndikoj në karrierën e tij.