Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 18:36

Pёrdoruesёve tё iPhone-it do t’u ndalohet filmimi nёpёr koncerte si rezultat i teknologjisё sё re tё Apple.

Apple ka nё plan qё tё ndёrtojё njё sistem, i cili do tё mund tё kuptojё kur njerёzit tentojnё tё filmojnё evenimente tё drejtpёrdrejta dhe nё ato momente t’ua bllokojё kameren.

Apple ka zbular se si kjo teknologji mund tё funksionojё: nё qoftё se njё iPhone do tё pёrdorej pёr tё regjistruar gjatё njё koncerti, sensorёt infra – red do ta zbulonin njё gjё tё tillё.

Mё pas kёta sensorё mund tё kontaktojnё me iPhone, i cili automatikisht do t’ia çaktivizonte funksionin e kameras.

Teknologjia shihet si njё pёrpjekje pёr tё mbrojtur interesat e organizatorёve tё ngjarjeve tё mёdha dhe tё transmetuesёve, tё cilёt kanё tё drejtat ekskluzive pёr koncerte.

Shpesh kompani tё tilla mbeten tё frustruara kur video tё spektakleve shfaqen online nёpёrmjet faqeve tё tilla si YouTube, ku pёrdoruesit i shohin falas.