Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 17:30

Kёngёtari anglez, Craig David ёshtё duke pёrgatitur albumin e tij tё ri dhe pёr reklamim ka pozuar bashkё me bukuroshen shqiptare, Anxhela Martini.

E kush mё mirё se e mrekullueshmja Anxhela Martini do ta ndihmonte Craig-un pёr t’u dukur mё bukur dhe seksi nё ambientet luksoze?!

Craig David ka dhёnё njё intervistё pёr “GQ Italia” dhe ka thёnё se Anxhela shёrben si frymёzim pёr tё. Tё impresionuar nga konsiderata e madhe dhe frymёzimi qё merrte ai prej saj, gazetarёt e kanё pyetur nёse ajo ishte diçka mё shumё pёr tё se sa thjeshtё shoqe…

“Ajo pёr mua ёshtё njё shoqe shumё e mirё. Ёshtё pёr t’u vlerёsuar jo vetёm pёr fizikun e saj, por mbi tё gjitha pёr vetёbesimin qё ka dhe integritetin e saj. Unё e kam shoqe prej gati 3-4 vjetёsh dhe e konsiderojё si muzёn time”, ka thёnё Craig David.

Fansat e tij kanё mbetw tё çuditur nga kjo deklaratё e tij, pasi ata mendonin se ajo ishte e dashura e tij! Nuk do tё ishte e çuditshme po tё ishte e vёrtetё, sepse çfarё ka Anxhela pёr tё mos u pёlqyer?

Anxhela vazhdon tё jetё e bukur, e famshme dhe dinjitoze pa qenё nevoja tё bёj bujё pёr publikun me lidhje romancash, me personazhe vip.