Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 16:08

Derisa basisti i grupit 3 Dors Down, Robert Todd Harrell po përballet me akuza për shkak të një aksidenti si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një person, grupi është përkujdesur që të lëshojë një komunikatë për media në lidhje me rastin.

“Jemi thellësisht të prekur për shkak se Paul Howard Shoulders Jr, ka ndërruar jetë. Zemrat tona në këto momente pikëllimi janë me familjen dhe shokët e tij. Në shenjë respekti për familjen e tij dhe vetë atë, kemi anuluar koncertet tona që ishin paraparë në periudhën maj/prill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratën e grupit që e transmeton MTV.