Lajme Shqip Thursday, 09 August 2012 13:26

Uashington – Zëdhënësi i Jennifer Aniston ka dhënë një deklaratë për shtyp duke përgënjeshtruar të gjitha spekulimet mediatike mbi ndarjen e aktores nga i dashuri i saj aktual Justin Theroux.

Lajmi që ka pushtuar faqen e parë të revistës amerikane ‘Star’ ka shkundur stendat me shitjen e shpejtë të tij.

“Edhe njëherë ju njoftojë se lajmi i dalë në shtyp është thjeshtë një fabrikim i nxitur për të shitur më shumë kopje të revistës, pasi në rrëfimet e asaj nuk ka asgjë të vërtetë mbi marrëdhënien midis Jen dhe Justin”.

Sipas revistës në fjalë, Jennifer Aniston i ka dhënë fund historisë së saj 2-vjeçare me Justin Theroux sepse ky i fundit ende nuk i ka propozuar për martesë. Thuhej se aktorja ishte e bindur se Justin do t’i propozonte gjatë një udhëtimi që çifti bëri në Evropë, ku vizituan Parisin, Romën dhe Kaprin, por kjo gjë nuk ndodhi! Sipas ‘Star’ 43-vjeçarja i ka bërë të ditur aktorit Theroux se gjithçka mes tyre ka përfunduar para se të nisej për në Kaliforni për xhirimet e filmit të saj të ri.

Ndërkohë Aniston po interpreton një prostitutë në filmin e saj më të fundit me titull ‘We’re the Millers’. Aktorja 43-vjeçare u fotografua në sheshxhirim me rripat e reçipetave të nxjerrë shpengushëm, dhe kjo pjesë e imazhit të saj skenik, që po xhirohen në Kaliforninë e Veriut.

Filmi tregon historinë e një trafikanti marijuane që krijon një familje të rreme për të futur kontrabandë në Amerikë plot 450 kilogramë të lëndës narkotike. Në këtë skenar Jen luan rolin e një prostitute që paguhet për të qenë gruaja e trafikantit. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Emma Roberts dhe Kathryn Hahn. (LajmeShqip.com)