Lajme Shqip Monday, 29 July 2013 17:20

Jennifer Aniston ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për planet e martesës së saj me partnerin Justin Theroux.

Në një konferencë shtypi për promovimin e filmit ‘We’re the Millers’, ylli hollivudian shpjegoi se ndihet e martuar dhe nuk ka ndërmend të bëjë ceremoninë së shpejti.

“Duam të shkëmbejmë unazat atëherë kur ta ndjejmë kohën e përshtatshme. Nuk nxitohemi dhe ende nuk e kemi vendosur datën. Dua të them gjithashtu se nuk ka pasur asnjë datë të anuluar”, deklaroi Aniston.

Duke e kaluar në shaka, aktorja zbuloi se kohët e fundit gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë në çift.

“Kam thyer gishtin e këmbës. I fejuari im ka këmbë të mëdha dhe vesh këpucë të mëdha. Një ditë më shkeli pa dashje dhe ma theu gishtin, por gjithsesi është shumë i mirë.”