Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 12:50

Edhe pse në moshë 43-vjeçare Jennifer Aniston është po aq tërheqëse sa ishte edhe në kohën e serialit ‘Friends’.

E shpallur si gruaja më seksi e të gjitha kohërave nga revista për burra “Men’s Health”, Jenn ka treguar se është mahnitur kur ka marrë vesh këtë lajm. Megjithë kësaj, nuk është aspak për t’u habitur, pasi tashmë dihet që ajo shpenzon 108.5 mijë euro në vit për trajtime bukurie. Ajo është aq e fiksuar mbas lëkurës sa shprehet në intervistë për revistën “In Style” se po të mos ishte bërë aktore do të kishte patur dëshirë të ishte bërë dermatologe.

“Sa herë që kam kohë, nuk lë gjë pa lexuar në internet mbi përkujdesjen ndaj lëkurës dhe trajtimeve të saj me lazer”, është shprehur ajo.

Në lidhje me rivalitetin e natyrshëm që ka me aktoret më të reja, ajo nënvizon se nuk ndihet aspak e vjetër, pavarësisht se në vetvete nuk ia heq dot vitet vetes së saj.

E megjithatë ajo pranon se meritë e bukurisë së saj nuk janë vetëm përkujdesjet që ajo ka treguar ndaj vetes, por qetësia dhe lumturia që ka ndjerë në jetë, sidomos vitin e fundit. Jenn e cila prej një viti është në një marrëdhënie me aktorin Justin Theroux është shprehur mjaft e lumtur nga kjo marrëdhënie dhe se për të ka vendosur që këtë vit ta bëj pushim dhe gjithë 2012-ën t’ia kushtojë atij.

Jennifer dhe Justin janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Wanderlust’, për të cilën ajo thekson se është një ndër eksperiencat më të bukura që ka kaluar në karrierën e saj kinematografike. (LajmeShqip.com)