Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 12:12

Angelina Jolie ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të G8-tës në Londër.

Aktorja e cila është ambasadore speciale e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, gjatë fjalimit të saj ka folur për nivelin e lartë të abuzimeve seksuale ndaj grave dhe fëmijëve në zonat e luftës.

Aktorja gjatë paraqitjes, më shumë ka marrë kritika për pamjen e saj, ku ajo si gjithmonë është paraqitur si një zonjë e vërtetë ndërkaq që është fotografuar duke qëndruar jashtë samitit, me sekretarin e jashtëm britanik, William Hague.