|
|
e Martë, 25 Shtator 2012 13:36 Nju-Jork – Disa thashetheme po qarkullojnë në lidhje me shëndetin e Angelina Jolie. Mendohet se ajo vuan nga Hepatiti C. Sipas revistës “National Enquirer”, partnerja e Brad Pit vuan nga Hepatiti C, sëmundje te cilën e ka marrë në kohën e rinisë kur abuzonte me tatuazhet apo drogën.
Një burim ka thënë për revistën: “Brad mendon se problemet shëndetësore te Angit vijnë si pasoje e stresit te madh, por miqtë mendojnë se ka diçka edhe më të keqe, ajo mund të jetë prekur nga Hepatiti C.”
Burimi pohon gjithashtu se vizita ne Siri tek refugjatët u shkurtua për shkak të “dhimbjes së madhe të kokës dhe dehidratimit “.
Revista “National Enquirer” shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie. Stafi i saj ka reaguar menjëherë. Zëdhënësja e saj ka deklaruar se ky lajm është i rremë dhe se dobësimi i Angelinës vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime.(LajmeShqip.com)