Lajme Shqip Monday, 11 June 2012 11:23

Stresi paramartesor nuk është një problem vetëm i çifteve “normale”, por godet edhe të famshmit, persona të mësuar me vëmendjen e miliona fansave. Edhe njëri ndër çifte më të përfolur të Hollywood-it, Angeline Jolie dhe Brad Pitt nuk janë imunë.

Çifti po planifikon që këtë verë të kurorëzojë në martesë bashkëjetesën e tyre 7-vjeçare. Por ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të mbahet ceremonia. Për këtë dhe detaje të tjera të ceremonisë, burime pranë çiftit deklaruan për mediat se aktorja ka kërkuar ndihmën e murgjeve budistë për të gjetur datën dhe ditën perfekte të martesës.

“Edhe në të kaluarën Angie është këshilluar me astrologjinë budiste për të zgjedhur ditët më të mira e më të përshtatshme në momente të rëndësishme të jetës së saj”, tregon një burim nga afër çiftit për “National Enquirer” duke shtuar më pas se Brad Pitt është mjaft i lumtur për hapin e madh të jetës së tij.

Brad Pitt dhe Angeline Jolie bashkëjetojnë që prej 7 vitesh. Çifti ka 6 fëmijë, 3 natyralë dhe 3 të birësuar.