Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 09:15

Carlo Ancelotti ka stërvitur një numër të madh “yjesh” në botën e futbollit, teksa tani duket se vëmendja e tij po zhvendoset drejt “Hollywood”-it.

Fituesi i tre herë Champions League është ende me pushime, pas shkarkimit të tij nga Reali në maj të këtij viti, dhe me sa duket po e shijon në maksimum kohën larg

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Ancelotti zbuloi se do të luante një rol figuranti në filmin fantastiko-shkencor “Star Trek Beyond”, seria më e fundit e filmave të famshëm që do të shfaqet në kinema gjatë vitit të ardhshëm. Sipas trajnerit italian ky rol u bë i mundur nga aktorja e famshme Zoe Saldana, me të cilën Ancelotti ka një miqësi të hershme.

Trajneri 56-vjeçar duket se ka marrë një frymëzim për aktrim nga trajneri i Paris Saint Germain, Laurent Blanc, i cili e përshkroi sulmuesin e Realit, Cristiano Ronaldon, si një “alien në futboll”, përpara ndeshjes së të mërkurës midis dy ekipeve që drejtonte më parë Ancelotti. “Do të luaj rolin e një shkencëtari, i cili duhet të ekzaminojë një alien. Ishte mirë, imagjinova sikur kisha Cristianon para meje!”, deklaroi Ancelotti.