Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 13:41

Mbrёmё turi i Amy-t e kishte destinacionin nё Beograd tё Serbisё dhe ajo dёshtoi qё nё datёn e parё.

Ajo u ngjit nё skenё njё orё me vonesё dhe totalisht jashtё kёsaj bote!

Kёngёtarja e famshme e hitit “Back to Black”, tё cilёs i ishte ndaluar tё pinte gjatё turit tё saj europian prej 12 koncertesh, kur mbёrriti ishte esёll, aspak e pirё.

Por mendohet se ajo do tё ketё patur ndonjё pije tё fshehur, tё cilёn e ka pirё pёrpara koncertit nё Beograd. Rrugёs pёrgjatё skenёs ajo ёshtё zhdukur dhe kur ёshtё shfaqur ishte nё njё botё tjetёr.

Ajo ёshtё ngjitur nё skenё dhe ka bёrё veprime tё çuditshme; nuk bёri asgjё tjetёr veçse tё stimulonte mё shumё fansat e saj qё ta fёrshёllenin, tё cilёt kishin shpenzuar rrogat e tyre pёr tё blerё biletёn e koncertit tё saj. Ishin 20 mijё fansa tё cilёt u larguan tё neveritur nga performanca e saj.

Njё nga fansat nё arenё, Suzana Seojkov 40-vjeçare, deklaroi pёr gazetarin e ‘The Sun’:

“Ajo, menjёherё sa u ngjit nё skenё u rrёzua. Herё pas here ulej mbi bokse me kurriz nga turma, dilte nga skena dhe belbёzonte ose nuk kёndonte fare!’

Mbrёmё Amy u kёrkoi falje fansave dhe anulloi koncertet e saja nё Turqi dhe Greqi, qё ishin tё planifikuara pёr kёtё javё.

Zёdhёnёsi i saj ka konfirmuar se ajo i ka komunikuar menaxherit se nuk ёshtё ende nё gjёndje tё performojё dhe preferon qё tё kthehet nё shtёpi. Koncerti tjetёr i saj do tё jetё nё Spanjё, mё 8 Korrik. A do tё arrijë tё shkojë esёll nё Spanjё?