Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 15:48

Albana Osmani, prezantuesja e emisionit investigativ çdo të premte, “Fiks fare”, ka sfiduar Gianni De Biasin.

Prezantuesja e emisionit investigativ çdo të premte, “Fiks fare” në Top Channel, Albana Osmani, ka tentuar që të tregojë aftësitë e saj në xhonglimin e topit me kokë, dhe këtë gjë e ka bërë edhe përpara trajnerit të Kombëtares sonë Gianni de Biassi.

“Sonte, në “Fiks Fare”, kemi një surprizë të bukur për trajnerin e kombëtares tonë, Gianni De Biasi. Ishte nder dhe kënaqësi e madhe ta takoja personalisht dhe t’i thoja faleminderit në emër të gjithë shqiptarëve! Sfida e xhonglimit të topit me kokë është vetëm fillimi, pasi do të shikoni “roveshatën” më spektakolare që keni parë ndonjëherë. Jam e bindur që do t’ju mbetet në mendje”, ka shkruar Osmani në Instagram.