Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 12:28

Selena Gomez është duke u kritikuar se ka fyer religjionin hindu, duke performuar hitin e saj “Come& Get it” gjatë ndarjes së çmimeve MTV Movie Awards gjatë së dielës mbrëma.

Liderët hindu duan që Selena menjëherë t’u kërkojë falje se ka përdorur një kostum religjioz që është i ndaluar të përdoret, përveç nëpër rituale fetare.

“Kostumi nuk është i bërë për t’u zbavitur me të pasiqë ai ka simbole që janë të shenjëta për religjionin tonë. Kostumi madje nuk mund të bartet në asnjë mënyrë as si aksesorë”, është thënë veç tjerash në një deklaratë të komuniteti hindu që e ka transmetuar The Times of India, në të cilën veç tjerash është shkruar se Gomez duhet të kërkojë falje për këtë veprim.