Lajme Shqip Sunday, 28 April 2013 16:04

Pas akuzave që regjisori i garës së kërcimit në Maqedoni, bëri ndaj këngëtares së njohur, Adelina Tahiri, kjo e fundit ka vendosur të rrëfehet: “Vasil Zafircev është favoriti im. Me të vërtetë jam e magjepsur nga ai dhe i uroj gjitha të mirat në garën në vazhdim”, është shprehur Adelina. Këngëtarja e njohur, e cila garën e kërcimit e ka lënë vetëm pak javë më parë për shkak të votave të pakta nga publiku, ka qenë shumë e revoltuar për shkak të trajtimit që i është bërë në garë dhe ka theksuar se kjo garë është e montuar, pasi tashmë fituesi i garës dihet zyrtarisht. “Te ne gjërat gjithmonë kalojnë në  afera dhe skandale, dhe ja, edhe kjo doli ashtu. Me të vërtetë jam shumë e revoltuar nga joprofesionaliteti nga ana e jurisë dhe drejtuesve të garës. Kjo garë është e montuar dhe, para se të përfundojë, dihet fituesi”, thekson Adelina, e cila ka thënë se juria nuk e ka vlerësuar atë si duhet. “Duke pasur parasysh që shumica e jurisë punojnë në shkollën e kërcimit, një pjesë e balerinëve janë në shkollën e tyre dhe u sillen ndryshe atyre dhe kjo gjë nuk është e ndershme”. Për fat të keq, Adelinës kupa e fitores i ka ngelur vetëm në ëndërr por, siç shpjegon këngëtarja, organizatorët e garës nuk kanë respektuar edhe vetë standardet, që jep kjo licencë, shkruan panorama.

“Po të bësh një krahasim me atë që është bërë në Shqipëri dhe në Maqedoni, ka dallim të madh. Mua më vjen keq për garuesit, të cilët mundohen të vazhdojnë garën akoma më tej”. thotë ajo. Akuzave në lidhje me padinë të cilën regjisori maqedonas do të ushtrojë ndaj këngëtares, ajo nuk dëshiroi ta komentojë aspak, ndërkohë që për momentin pushon në shtëpinë e saj e më pas fillon angazhimet në Kosovë e Shqipëri, angazhime këto të cilat i kishte lënë pasi u bë pjesë e garës së kërcimit.