Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 09:27

Janë publikuar fotografitë e këngëtares Adele, e cila do të jetë në kopertinën e magazinës “Elle” të muajit maj.

Adele ka zënë vendin në këtë magazinë, në “vendin” e quajtur “Women in Music”.

Ylli i hitit “Rolling in the deep”, ka pozuar në stilin retro për magazinën, e cila në numrin e saj të ri, do të ketë të reja edhe nga Britney Spears, Katy Perry, John Mayer dhe Barbara Streisand.

Ndërkaq fotografi që ka punuar me Adelen, Thomas Whiteside, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me kohën që ka kaluar me Adelen derisa ajo ishte ende në Los Angeles, shkruan Capital FM.

“E kemi fotografuar Adelen pranë studiove ikonike të Los Angelesit, EastWest Studios, atje ku Frank Sinatra ka inçizuar hitet e tij”, ka thënë fotografi.