Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 15:03

Adele rrëfen në një intervistë për “Vanity Fair’  se nuk ka prekur alkool që prej qershorit të kaluar: “Nuk më pëlqen më të pi, mendoj se organizmi im s’ka nevojë më për të”.

Ndërkohë 23-vjeçarja rrëfen se në një lidhje është pak dramatike, ndryshon shumë shpejt mendim dhe humori i saj sentimental ndryshon papritmas.

“Oh zot…të dua” dhe menjëherë i them “Jashtë nga shtëpia ime”, rrëfen ylli i “Rolling in the deep”.

Adele ka shtuar se nuk do të tërhiqet nga muzika, por do të shkruajë një album të ri. Ajo shton se është e kundërta e teksteve të këngëve të saj, madje deklaron se nuk ka më ‘nevojë për një disk që flet për braktisje’ dhe se ka mbaruar së qëni një ‘shtrigë e zemëruar’ tashmë që ka rigjetur dashurinë.