Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 10:14

Këngëtarja Adele ia dedikon karrierën e saj këngëtares tashmë të ndjerë Amy Winehouse duke thënë se është ende e trishtuar nga humbja tragjike e saj

Hitbërsja e “Hello” ka deklaruar se këngëtarja e hitit “Rehab” ka qenë inspirimi i saj prej momentit që ka dëgjuar albumin e saj “Frank”, transmeton arbresh.info.

Adele ka thënë se Amy e cila ka vdekur në moshën 27 vjeçare nga mbidoza e ka shtyrë atë që të merret me muzikë në vend se të bëhej doktoreshë.

“Po të mos ishte Amy dhe Frank, një qind për qind unë nuk do të kisha kapur gitarën dhe të shkruaja tekstin e këngës “Someone like you”, ka thënë Adele.