Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 11:33

Beyonce dhe Jay Z u ndanë për 1 vit për shkak të zërave se rreperi kishte një lidhje të fshehtë me Rihannën.

Kështu prentendon një libër i sapo publikuar, nga shkrimtari bestseller Randy Tarborreli.

Ky libër biografik i paautorizuar mban titullin “Becoming Beyonce: The Untold Story” dhe pretendon se çifti i fuqishëm i industrisë së muzikës, të cilët u lidhën në vitin 2000, u ndanë në 2005 – ën, gjatë kohës kur Jay Z zbuloi Rihannën 17 – vjeçare, e cila u bë e famshme me singëllin “Pon De Replay”.

Në atë kohë, këto thashetheme u përfolën se u përhapën për të rritur famën e Rihannës, megjithatë, autori i këtij libri shkruan se, Beyonce nuk ishte e sigurt se çfarë të bënte përballë kësaj situate.

Siç raporton britanikja DailyMail, pretendimet e këtij libri, hedhin edhe më shumë dyshime se Rihanna ishte shkaku i zënkës në ashensor, gjatë eventit “Met Gala” në Maj të 2014, ku motra e Beyonce, Solange, goditi me shpulla Jay Z.

DailyMail.com kontaktoi me publicistin e Beyonce për të një koment mbi këtë libër, por nuk mori asnjë përgjigje.

Beyonce 34 dhe Jay Z, 45 – vjeç, sot janë të martuar dhe kanë një vajzë 3 – vjeçare, Blue Ivy. Por sipas autorit Taraborrelli, ata kanë luftuar fort për të arritur në këtë pikë.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai tha se, përballë thashethemeve se Jay Z po e tradhëtonte me Rihannën, Beyonce u gjend në një situatë të vështirë dhe kjo bëri që t’i jepte fund lidhjes me rreperin.

Megjithatë, pas 1 viti ata u rikthyen sërish bashkë dhe sipas tij, sot Bey dhe RiRi janë shoqe. /tvklan