Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 12:41

Revista e famshme “Playboy” e ka ndryshuar konceptin duke hequr fotografitë nudo të vajzave të famshme nga kopertina, por nuk ka hequr dorë plotësisht nga ekspozimi i femrave seksi.

Në mesin e fotove të publikuara së fundi është edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila e ndau këtë lajm me fansat e saj në profilin e Facebook-ut.

Përveç fotove, ku Bleona shfaqet sensuale, faqja e “Playboy” i bëri këtë përshkrim këngëtares shqiptare, që së fundi po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Këto janë disa fotografi ekskluzive të drithëruese, Bleona Qereti, këngëtares shqiptare e cila kërkon që ju t’i mësoni emrin. Gjithashtu ju mund të dëgjoni këngën e re të saj ‘Take you Over’”.

Mes të tjerash në artikullin në fjalë bëhet një krahasim i Bleonës dhe Beyonces, që sipas tyre kanë të përbashkët drejtorin e fotografisë së klipeve, i cili është Jeffrey Kelly, që ka punuar për “Drunk in love.” Vetë këngëtarja e ka cilësuar një ëndërr eksperiencën e të pozuarit për “Playboy”.