Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 17:20

Përmes rrjetit social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje, duke bërë të ditur se ka marrë gjithsej 12 mijë mesazhe urimi. 

“Të dashur miq, këtë vit pata fatin e madh që Zoti, në një koinçidencë hyjnore frymëzuese për mua, bëri të mundur që unë më dt. 15 tetor të festoj Kurban Bajramin dhe ditëlindjen time. Por urimet e ngrohta e miqësore të miqve nga Shqipëria dhe mbarë bota që vërshuan në këto festa ishin Gëzimi dhe mirësia e asaj dite. Ato bënë këto, festat më të ngrohta, më të ndjera, më të hareshme dhe me frymëzuese të jetës sime. 
Në “Facebook”, në mesazhe, në What’s’app dhe email unë kam marrë 12 mijë mesazhe urimi. Në pamundësi reale për tu përgjigjur, siç e meriton secili prej tyre, unë me këtë mesazh dua të falenderoj çdonjërin prej tyre me mirënjohjen më të thellë dhe nga zemra t’ju uroj jetë të gjatë, plot shëndet, mbarësi, gëzime e suksese për veten dhe familjet e tyre. Unë dua gjithashtu të falenderoj me mirënjohje të veçantë edhe 107 mijë miq të FB që patën mirësinë të shprehin urimin e tyre me likes në statuset e rrjetit tonë kushtuar dy festave si dhe 1.703.416 qytetarë të tjerë që na nderuan me leximin në FB të statuseve kushtuar këtyre dy festave. Mirënjohje të thellë për të gjithë!!!”- shkruan Berisha, raporton ballkanweb.