Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 14:38

Djaloshi 10-vjeçar Tom ka parё i terrorizuar se si njё dem me peshё 900 kilogram ka vёrvitur nё erё babain e tij, Andrew.

Fermeri  46-vjeçar Andrew dhe djali i tij Tom po pёrkujdeseshin pёr kafshёt kur nga ferma ngjitur erdhi papritmas njё dem Limousin.

Demi ka goditur Andrew-n tё cilin e hodhi nё tokё pa ndjenja dhe mё pas filloi ta godiste me thundrat e tij. Djaloshi 10-vjeçar, qё ndёrkohё kishte hipur nё njё traktor, pёr t’u ruajtur nga demi po shikonte se si kafsha po e sakatonte babanё e tij.

I shtyrё nga ndjenja dёshpёruese pёr ta shpёtuar, ai ka ndezur traktorin tё cilin asnjёherё nuk e kishte drejtuar mё parё. Ka filluar ta drejtojё traktorin drejt demit pёr ta trembur, duke bёrё kujdes se mos shkelte babain e tij.

Menjёherё sa ka larguar demin ёshtё drejtuar drejt sё ёmёs Amanda duke i thёnё me ngashёrim:

“Babi vdiq! Babi vdiq!”

Amanda i ёshtё afruar pёr ta parё dhe si ka dёgjuar qё kishte puls, ka njoftuar urgjentisht ambulancёn!

Andrew ka pёsuar thyerjen e 10 brinjёve dhe dёmtime tё brendshme, por ai ёshtё kthyer nё shtёpi ku po vazhdon me trajtimet kuruese.

Djaloshi 10-vjeçar i cili ka pёrjetuar diçka tё pazakontё pёr moshёn e tij, ka vazhdimisht makthe nё ёndrra, por tё paktёn ai mund tё ndjehet krenar pёr veten e tij pasi ёshtё heroi i babait tё tij!