Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 16:20

Çifti i Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë plane të reja për martesë dhe se nuk do të martohen në një kështjellë në Francë siç kishin planifikuar. Që kur janë fejuar, mediet e huaja kanë shkruar rreth asaj se si çifti do të martohet në kështjellën e tyre në Francë, por kjo nuk do të ndodhë. Tabloidi “The Sun”, shkruan se ata kanë vendosur që të martohen në anijen ‘Hebridean Princess’ gjatë lundrimit për në Skoci.
Në këtë dasmë do të jenë rreth 50 të ftuar nga familja e ngushtë dhe miqtë, në mënyrë që çifti i famshëm të ketë privatësi të plotë. Thuhet se deri te kjo ide ka ardhur djali i tyre i birësuar Madox dhe kjo ide do të kushtojë 450 mijë dollarë. Jolie ka vendosur të vesh fustanin e nusërisë të cilin e kishte veshur e ëma e saj gjatë viteve të 70-ta.