Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 10:39

Prishtinë – Hip-hop artisti prishtinas, duket se do ta shfrytëzojë ardhjen e hip-hop artistit tjetër amerikan, Lloyd Banks,  në Kosovë.

Sipas burimeve të Portalit Lajmeshqip.com, “Capital T” dhe Lloyd Banks do ta realizojnë një këngë së bashku.

E gjitha pritet të finalizohet gjatë muajit të ardhshëm, kur edhe pritet të bëhet publik lajmi. Sipas informacioneve, Capital T i ka kushtuar jo pak ky bashkëpunim, pasi që flitet për një shumë të majme parash që Capital T ua ka paguar menaxherëve të Lloyd Banks.

Hip-hop artisti amerikan, i njohur por këngët e tij si “On fire”, “Im so Fly”, “Hands Up”, një bashkëpunim me reperin 50 Cent, e shumë këngë të tjera do të performojë më 7 korrik në Prishtinë.

Koncerti i tij ishte pohuar edhe nga kompania “NextLevel”.

Capital T sot është njëri ndër reperët më me famë në Kosovë. Këngët e tij të njohura si “Supersweet”, “U bo vonë”, “Make a wish”, “Ma e mira” dhe së fundmi kënga “Veç asaj”, e realizuar me bendin “NRG band”, ka bërë po ashtu famë.

Capital T ishte bërë shumë i njohur me bashkëpunimin e tij me reperin 2po2, me këngën “Çka do me u bo kur të rritesh”.