|
|
Tuesday, 24 January 2012 00:54
Beograd – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili udhëtoi për në Beograd për ta ndjekur ndeshjen në hendboll ndërmjet përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Polonisë, realizoi takim pune me presidentin serb, Boris Tadiç.
Presidenti Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij, i ka dërguar urime kolegut të tij serb për organizimin e jashtëzakonshëm të Kampinonatit evropian në hendboll, duke shprehur pritje që në ndeshjen e ardhshme ndërmjet reprezentacioneve të Maqedonisë dhe të Serbisë të tregohet lojë korrekte dhe të fitojë më i miri.
Dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga efektet nga vizita e kohëmëparshme e presidentit serb në Republikën e Maqedonisë. I përbashkët është vlerësimi se takimet e shpeshta dhe marrëdhëniet personale ndërmjet dy presidentëve, si dhe përcaktimi i përbashkët për ardhmëri evropiane, stabilitet dhe prosperitet të rajonit, ndikon mjaft pozitivisht në përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe maksimizim të bashkëpunimit në të gjitha sferat.
Ivanov dhe Tadiq gjatë takimit e konfirmuan qëndrimin për përkushtim prioritar ndaj ekonomisë, ndaj ndërlidhjeve energjetike dhe infrastrukturore. Dy presidentët këmbyen edhe informata për gjendjet në rajon.
Presidenti Ivanov shfaqi shpresë për integrim të përshpejtuar të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmëri për bashkëpunim të ardhshëm dhe ndihmë ndërmjet dy vendeve në procesin e inkuadrimit drejt BE-së, sjfrytëzimin e fondeve evropiane dhe këmbimit të përvojave.


