|
|
Wednesday, 22 February 2012 00:54
Shkup- Në vijim të axhendës intensive të takimeve me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend dhe jashtë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti takoi në Shkup Ambasadorin e Çekisë në Maqedoni, Jozef Braun. 
Biseda u përqëndrua kryesisht në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ku Ambasadori Jozef Braun premtoi mbështetjen e plotë të vendit të tij duke thënë që e gjithë shoqëria çeke mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Interes i theksuar i Çekisë është që Maqedonia dhe rajoni të shënojnë prosperitet, stabiliet dhe paqë të qëndrueshme dhe këto janë qëndrimet zyrtare të Çekisë . Ambasadori gjithashtu bëri një përshkrim të shoqërisë çeke duke theksuar kohabitimin e komuniteteve sllovake, ukrainase dhe vietnameze në shtet.
Kryetari Ahmeti falëminderoi Ambasadorin Jozef Braun për mbështjetjen e vendit të tij dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar sepse Maqedonia është sukses i përbashkët si reultat i investimeve të mëdha të komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë.
Kryetari Ahmeti theksoi që ka akoma çështje për të zgjidhur në shoqërinë tonë dhe që ardhmëria e shëndoshë e vendit varet nga marrëdhëniet ndëretnike dhe respektimi i njëri tjetrit.
Është pikërisht Marrëveshja e Ohrit që rregullon këto çështje duke mundësuar edhe hapësisrë që të punohet edhe më tepër.


