Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 17:19

Shkup - Komisioni për lustrim në seancën e sotme vëri në dukje se dy kandidatë për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kanë qenë bashkëpunëtorë me shërbimet sekrete. Lustruesit po i shqyrtojnë dosjet edhe të tre kandidatëve për deputetë, për të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

“Për dy bartësit të funksionit publik erdhëm në përfundim se deklarata nuk u përgjigjet me të dhënat, me të cilat disponon Komisioni. Për dy kandidatë për deputetë, megjithatë, anuluam pasi që ka edhe ndonjë të dhënë të hulumtohet, ndërsa për një person në mënyrë shtesë do të shqyrtojmë pasi që e morëm në mënyrë shtesë këtë të dhënë”, deklaroi për MIA-n, Tome Axhiev nga Komisioni për Lustrim.

Pas verifikimit të parë, nga Arkivi shtetëror e informuan Komisionin për lustrim se 12 kandidatët për deputetë të cilët për herë të parë kandidohen për këtë funksion, kanë dokumente për bashkëpunim me shërbimet sekrete. Pas verifikimit është konfirmuar se një pjesë më e madhe e tyre nuk kanë qenë bashkëpunëtorë, por kanë qenë të ndjekur ose kanë pasur status tjetër dhe rol në aktivitetet e shërbimit sekret.

Dy bashkëpunëtorët e rinj me shërbimet sekrete nuk do të mund t’i verifikojnë mandatet e deputetëve, pasi që vendimi i Komisionit për lustrim është pengesë për kryerje të funksionit publik.

Komisioni për lustrim deri tani konfirmoi se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski ka qenë bashkëpunëtor me shërbimet sekrete. Ai është shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Këshilltari në Kuvendin e qytetit Sllobodan Ugrinovski vetë u tërhoq nga funksioni, ndërsa i lustruar ishte edhe një gjykatës i pensionuar i Gjykatës Supreme.