Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 13:06

Shkup – Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi ka qenë lideri i vetëm i cili ka bojkotuar debatin e liderëve shqiptarë, të mbajtur të premten mbrëma në Tv Alsat–M.
Në këtë debat kanë marrë pjesë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ai i DR-së Imer Selmani dhe kreu i RDK-së, Rufi Osmani.

Edhe pse shefi i kabinetit të kryetarit të PDSH-së tre herë brenda ditës kishte konfirmuar pjesëmarrjen e Thaçit në debat, në fund kryetari i PDSH-së ka munguar, pa dhënë ndonjë sqarim plotësues. Por, kësaj i ka paraprirë pjesëmarrja pothuajse në të njëjtën kohë e Thaçit sy mysafir në Televizionin “Alb”, që mendohet të jetë i afërt me këtë parti. Ndërkohë, liderët kanë debatuar për zhvillimet e deritanishme zgjedhore, por dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë në përgjithësi me shqiptarët, ndërsa kanë bërë edhe apel për zgjedhje të lira dhe demokratike ditën e diel.