Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 15:39

Tetovë – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

“E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren dhe partisë së tij, bashkë me partnerin e koalicionit, iu takon ta formojnë Qeverinë e Apokalipsës për këtë shtet”, ka thënë Thaçi.

Kryetari i PDSH-së ka përmendur se kjo fitore vazhdon të jetë e arritur ,me gjithë parregullësitë dhe votimet e njohura në disa vendbanime si Zajaz, Osllomej dhe zona tjera.

Ai, gjithashtu, tha se PDSH mbetet partia e vetme shqiptare opozitare, ndërsa shtoi se partitë virtuale shqiptare i takojnë historisë.

Thaçi tha, gjithashtu, se partia e tij ka dalë shumë më e fuqishme në Shkup dhe në Kumanovë.