Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:06

Tetovë – Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) ka mbajt tubim parazgjedhor në fshatin Zhelinë të Tetovës. Kandidatët e mundshëm për deputet Bardhyl Mahmuti, Daut Rexhepi, Myqereme Rusi shpalosën disa shtylla të platformës antidiskriminim dhe si rrjedhoje ne këtij diskriminimi është edhe fakti se malësia e Dërvenit sipas pozitës gjeografike, numrit të banorëve dhe numrit të nxënësve meriton një shkollë të mesme ku do të arsimohen të gjithë nxënësit të kësaj rrethine, ashtu si kanë shumica e komunave tjera. Kryetari i BDSH-së Bardhyl Mahmuti ka thënë se, duke u ndodhur para sabotazheve dhe censurave mediatike, me dëshirë shumë të madhe që të dalim dhe të takojmë çdo shqiptar, jemi takuar drejtpërsëdrejti me mijëra njerëz në disa qytete dhe fshatra.

“Kemi kërkuar mbështetje jo për vete, jo për bashkëpunëtorët tanë, por ta përfaqësojmë këtë popull, popullin më të varfër, më të shtypur në Evropë, dhe t’u tregojmë institucioneve të Shkupit dhe institucioneve ndërkombëtarë se ka shqiptar që para interesave kombëtare nuk venë kurrgjë. Udhëheqësit e partive politike që nga disa herë kanë qenë në pushtet kërkojnë përsëri mandatin nga populli, kërkojnë t’u jepet shansi edhe njëherë, kërkojnë mandat edhe 4 vjet, që do të thotë: edhe 4 vite papunësi; edhe 4 vite padrejtësi; edhe 4 vite diskriminim për shqiptarët e Maqedonisë; Për 4 vite institucionet e Maqedonisë kanë përgatitur plane antishqiptare që këtë popull ta përzënë nga ky vend si pasojë e varfërisë së skajshme. Jemi dëshmitar se sa u hoqën vizat me mijëra shqiptar kërkuan azil në vendet perëndimore”, ka thënë Mahmuti. Sipas tij, a ka turp më të madh nga kjo që shqiptarët në Maqedoni, gjatë socializmit arritën të shquhen si njerëzit më të fuqishëm ekonomikisht dhe me shume ide nga iniciativat individuale. Kurse sot, në demokraci, në vend që të vlerësohet iniciativa individuale ne jemi të shndërruar në popullin më të varfër duke ia zënë frymën segmenteve kryesore që i japin jetë ekonomisë.

“Politika antishqiptare e Shkupit me bekimin, heshtjen dhe miratimin e partive shqiptare në pushtet. Para disa javësh u publikua borxhi i jashtëm i Maqedonisë 4 miliard euro. Vetëm në 2006 borxhi ka qenë 2.5 miliardë. Për 5 vite, ky borxh është dyfishuar. Këtë miliarda borxh, partia në pushtet e shfrytëzoi si armë kryesore kundër shqiptarëve në Maqedoni, duke ndërtuar kisha, përmendore, porta triumfale dhe duke mos investuar asnjë cent në viset e banuara me shqiptarë”, theksoi lideri i BDSH-së. BDSH ka ftuar shqiptarët që të bashkohen rreth Platformës Antidiskriminim, të bashkohen rreth kësaj shtylle, e cila një herë e përgjithmonë do ti zhvesh para botës maskën këtij shteti. Bashkimi Demokratik Shqiptar, fton shqiptarët që një herë e përgjithmonë të hapim rrugën njerëzve të ditur, njerëzve profesional, njerëzve kombëtar që të ndihmojnë zhvillimin e territoreve tona kundrejt trendëve botërore.