Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 17:42

Tetovë – Pas liderit të Demokracisë së Re (DR) Imer Selmani, dorëheqjen deri te organet e partisë të mërkurën e ka deponuar edhe kreu i Prosperitetit Sejfedin Haruni.

“PPD-ja në këto zgjedhje pati rezultat shumë të dobët. M’u për këtë, si akt moral, ofroj oraganit më të lartë të partisë dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i kryetarit”, ka thënë në komunikatë, Haruni. Me këtë rast ai i ka uruar fiteron Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe liderit të saj Ali Ahmetit, duke shpresuar se në qeverinë e ardhshme, pa kompleks politik të inferioritetit dhe me dinjitet do t’i përfaqësojë shqiptarët dhe interesat e tyre kombëtare.

Sipas Harunit, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, PPD garoi me listën për deputet në njësinë zgjedhore nr. 6 dhe në njësinë zgjedhore nr. 8, për Amerikë dhe Kanada.

“Kandidati i PPD-së në njësinë e 8 zgjedhore kishte shanse të sigurta të dali fitues, mirëpo falë parregullsive dhe shantazheve që i bëri pushteti, duke i eliminuar pa asnjë arsyetim paraprak shumicën e votuesve shqiptarë nga lista e votuesve u pa qartë se ky kandidat që në start e humbën garën, gje që solli deri te tërheqja e tij nga gara e mëtutjeshme. Në përgjithësi për këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare mund të thuhet se në kampusin e partive politike shqiptare kishte një fushatë parazgjedhore të qetë dhe pa incidente. Kjo ndodhi edhe me 5 qershor, në ditën e votimit”, ka thënë Haruni.