Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 08:45

Strugë – Dega e PDSH-së në Strugë ka akuzuar BDI-në se vazhdon t’i kërcënojë edhe me largime nga puna anëtarët dhe simpatizantët e PDSH-së në njësinë zgjedhore 5.

”BDI është në panik të madh dhe po shfaqw agresivitet të paparë ndaj gjithçkaje, duke humbur arsyen nga frika pwr humbjen e pritshme tw 5 qershorit, ku populli përfundimisht do të delegjitimojw politikën e tyre antikombëtare”, ka thënë zëdhënësja e degës së Strugës, Premtime Zylali.

Zylali ka shtuar se “prodhim i fundit i këtij paniku që ka kapur BDI-në është dhe rasti i Nusret Dautoskit, nga fshati Debresht i komunës së Dollnenit, ndaj të cilit po ushtrohet presion psikologjik dhe administrativ nga drejtoresha e shkollës ku ai punon për ta larguar nga puna”.

“Ky presion ndodh për faktin se Dautoski është mbështetës i PDSH-së. Një akt i turpshëm dhe jo civilizues ndaj këtij personi vetëm për faktin se ai është mbështetës i PDSH-së, ndërsa ju përkujtojmë se kryetari i komunës së Dollnenit është kuadër i BDI-së vartëse e të cilës është drejtoresha e kësaj shkolle”, ka thënë Zylali.

Zëdhënësja Zylali u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim deri më 5 qershor ditën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare