Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 09:57

Shkup – Në rrugën Prilep-Shkup, një veturë me ngjyrë të zezë me xhama të errëta ka filluar të vozisë paralelisht me veturën në të cilën ndodhej kandidatja për kryeministre e LSDM-së Radmilla Shekerinska, ndërsa një person i panjohur ka filluar të gjuajë me shishe nga dritarja.

”Dëshiroj të ndjejë dhe insistoj të ndjehem e lirë në shtet. Njerëzit të cilët dëshirojnë të bëjnë incidente janë frikacakë. Ata do t’u gjuajnë nga vetura, do të fshihen në xhamat e errëta dhe asnjëherë drejtpërdrejtë nuk do t’u sulmojnë”, ka thënë Shekerinska.

“Por, nëse tani jam e sigurt në një gjë, është se pas 5 qershorit na duhet qeveri që do t’i ndërpresë këto ndarje dhe këtë sundim në frikë, pasi që çdoherë kur jepni atmosferë të frikës, disa individë vendosin ta marrin drejtësinë në duart e veta. Nuk u frikësova dhe jam e bindur se qytetarët e Maqedonisë më 5 qershor do të dëshmojnë se nuk frikësohen nga këto njerëz”, ka thënë Shekerinska. Ndërkohë, Shekerinska ka potencuar se çështjet ekonomike do të jenë prioritet për qeverinë e re. Me vende të reja të punës për të rinjtë, me zero tatim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pa tatime për ata me pronë nën 50.000 euro, në njëqind ditët e para me ligj për falimentuesit, pension shtetëror për të gjithë mbi 65 vjet dhe më në fund një investitor i vërtetë dhe ndërtimin e Çebren dhe Galishte për të ringjallur edhe Mariovon.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka thënë se ngjarja për gjoja një atentati ndaj zyrtares së lartë të LSDM-së, Radmilla Sheqerinska ishte diçka për të krijuar një psikozë dhe për të krijuar një huti te qytetarët.

“Ne jemi të shqetësuar se si kjo parti ka për qëllim që të përfundojë këtë proces zgjedhor. Ajo me urdhër të Branko Cërvenkovskit tregoi se ndaj saj është kryer tentim për atentat me shishe plastike. Qesharake është të akuzoni dhe të mos dini se për çfarë modeli të makinës bëhet fjalë dhe çfarë regjistrimi të targave kishte ajo makinë. Shihet qartë se është një tentim teatral”, ka thënë Nikolla Dimitrov nga shtabi i VMRO-DPMNE.

“Dëshiroj ta shoh Maqedoninë në BE dhe NATO, fëmijët tanë të jetojnë dhe punojnë këtu, e jo të largohen nëpër vendet e jashtme, shteti të jetë ekonomikisht stabil, por jo me këtë qeveri e cila popullin e ndau, e varfëroi, i kërcënohet dhe frikëson. Me këtë qeveri, liri dhe demokraci nuk ka Maqedonia. Për kryeministrin Nikolla Gruevski, demokraci janë policët, inspektorët, dënimet. Unë nuk luftoj personalisht për funksion, por ju siguroj se dëshira për fitore është shumë e madhe. Nuk mund të shoh se si përkulet populli, dua të jetoj me njerëz me optimizëm dhe besim”, ka thënë nga ana tjetër, Branko Cërvenkovski në Prilep.