Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:10

Shkup – Fushata e partive politike dhe pjesëmarrësve tjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën më 5 qershor, përfundon sonte në mesnatë.

BDI fushatën zgjedhore e përfundon sonte me miting në në Tetovë, RDK-ja në Gostivar, PDSH-ja në Shkup dhe disa parti tjera më të vogla shqiptare në lokacione të ndryshme mbajnë tubimet e tyre qendrore. Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur gjatë 20 ditëve të kaluara patën mundësi t’i paraqesin programet e veta para elektoratit dhe të elaborojnë pse e kërkojnë besimin nga qytetarët. Nesër, dita para zgjedhjeve është heshtje parazgjedhore. Ndërsa të dielën vendvotimet do të hapen nga ora 7 deri në orën 19. Të drejtë për ta realizuar të drejtën zgjedhore më 5 qershor e kanë 1.821.122 persona të cilët në 2976 vendvotime do të mund të votojnë për 18 lista me 1679 kandidatë. Për herë të parë, tre nga 123 deputetët e ardhshëm do të zgjidhen nga diaspora. Votimi në diasporë do të zhvillohen më 4 qershor. Të shtunën do të votojnë 407 persona të brendshëm të zhvendosur dhe 2.222 persona të cilët mbajnë dënim me burg apo janë në paraburgim, si dhe të pafuqishmit të cilët kanë parashtruar kërkesë deri te KZK dhe kanë marrë aprovim për atë. Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të së dielës do t’i ndjekin deri tani numër më i madh vëzhgues të vendit dhe të huaj