Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 17:28

Shkup – Kryetari i Unionit Socialdemokrat (USD), Llazar Elenovski, sot dha dorëheqje nga funksioni në parti.

Ai konsideron se partitë e vogla djathtiste kanë përjetuar humbje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak se nuk janë paraqitur të bashkuar për këtë arsye ka dështuar ideja për formim të edhe një blloku djathtist.

USD, potencoi Elenovski, tre vite është përpjekur ta promovojë opsionin e ndryshëm politik me program konciz, i cili, siç tha, në këto zgjedhje nuk ka rezultuar me sukses.

Dorëheqje sot dha edhe lideri i së djathtës Demokratike Filip Petrovski, ndërsa si arsye e thekson rezultatin e keq në zgjedhje.

Nga funksioni lider partiak, dhanë dorëheqje edhe Imer Slemani i DR-së dhe ai i PLD-së Jovan Manasievski.