Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:06

Shkup – Bashkimi Demokratik Kombëtarë (BDK) i kryesuar nga Hysni Shaqiri ka reaguar ndaj mospërfaqësimit të drejtë të partive shqiptare gjatë fushatës parazgjedhore në Televizionin Alsat-M.

“Ky televizion gjatë tërë fushatës parazgjedhore të 5 qershorit, asnjëherë nuk e ka parë të rrugës që të prezantoj qëndrimet e BDK-së, gjë që është konstatuar edhe nga Këshilli i Radiodifuzionit”, thuhet në reagimin e BDK-së. Sipas tyre, askush, e as televizioni Alsat-M, nuk ka të drejtë që të mjegulloj të vërtetën, se në këto zgjedhje garojnë shtatë parti politike shqiptare.

“Lideri i BDK-së, Hysni Shaqiri disa herë ka kërkuar një debat me liderët e partive politike shqiptare, jo për shkëmbim akuzash, por për të hapur një debat, për atë që është realizuar dhe nuk është realizuar në këto njëzet vite, por edhe për të shqyrtuar nevojën e një platforme të përbashkët të shqiptarëve në vend. Prandaj, nëse Alsat-M, deri nesër nuk e përmirëson këtë padrejtësi, ndaj tre subjekteve tjera, liderët e të cilave nuk janë ftuar nga Alsat-M, atëherë apelojmë deri te krerët e katër partive që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre, ta bojkotojnë atë debat”, qëndron në reagimin e BDK-së së Shaqirit.