Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 10:18

Shkup – Demokracia e Re, në tubim e mbajtur në komunën e Sarajit të Shkupit, e prezantoi programin e saj zgjedhor dhe kandidatët për deputetë në Njësinë e parë zgjedhore.

Bartësi i listës dhe njëherit lider i partisë, Imer Selmani u premtoi qytetarëve të pranishëm ndërtim të infrastrukturës, shkollës së mesme dhe spitalit në Saraj, si dhe ulje të papunësisë dhe mundësi më të mira për investime.

“Do ta bëjmë Sarajin me spital, me zonë ekonomike, me mundësi për zhvillim të ekonomisë. Do ta bëjmë vend kur të rinjtë do të punësohen. Ju garantojë se edhe nga komunat e tjera banorët do të vinë të kërkojnë punë, sepse Saraji është vend ku fillon zhvillimi ekonomik me menaxhimin e qeverisë së re të DR-së. Për këtë arsye, më 5 qershor kudo që të ndodheni dilni dhe legjitimojeni plarformën e partisë tonë”, tha Selmani.

Ai theksoi se platforma e partisë parashikon dy miliardë investime gjatë katër viteve të ardhshme prej të cilave një miliardë do të investohen në infrastrukturë dhe një miliardë subvencione direkte në sektorin afarist.