Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 19:31

Shkup – Komisioni Shtetëror Zgjedhor i refuzoi të gjitha 11 ankesat të cilat i sollën partitë, nëntë nga Të Bashkuar për Maqedoni, një nga PDBM dhe një nga Demokracia e Re. Partitë lajmëruan se do të dërgojnë ankesa edhe tek gjyqi Drejtues, i cili si organ i shkallës së dytë do të duhet ta japë gjykatën e fundit në afat prej 48 orëve.

Tensione të mëdha të shkaktuara dhe debat kishte për ankesën e Demokracisë së Re prej ku tregojnë se ka pasur parregullsi në njësinë e dytë zgjedhore, në fshatin Brezë të Shkupit. Kjo parti për vetëm 37 vota nuk arriti të fiton një deputet në këtë njësi zgjedhore dhe në rast se ankesa e tyre të ishte miratuar, bartësi i listës nga kjo parti Bastri Bajrami do të hynte në parlament në dëm të një deputeti nga VMRO-DPMNE-së. Pikërisht për shkak të kësaj më kundër pranimit të ankesës ishin pikërisht anëtarët e komisionit të propozuar nga ana e kësaj partie. Kurse nga Demokracia e Re pohojnë se në Brezë ka pasur votim familjar, mosfutje të shënimeve të tyre në procesverbalin, kurse përfaqësuesi i tyre i autorizuar ishte larguar nga vend votimi gjatë kohës së numërimit të fletëve të votimit. Kurse për ankesat tjera edhe pse komisioni dje i refuzoi të gjitha nëntë ankesat nga partia “Të Bashkuar për Maqedoni”, përsëri vërtetoi se duhet të bëhet kontroll shtesë dhe të jetë e mundur marrje e procedurës kundër personave të cilën në qytetin e Prilep-it i kanë fotografuar fletët e votimeve, siç vërtetojnë nga partia e Ljube Boshkovskit.

“Së pari KSHZ-ja ti thërrasë anëtarët e bordit zgjedhor në vendin zgjedhor 1376 të tregojnë se a kanë vërejtur paraqitje të tillë. Përderisa do të vërtetojnë, MPB-ja ta heton rastin për të cilin ekzistojnë baza për dënim kundërvajtës, për të cilin Komisioni mund të fillon procedurë gjyqësore”, propozoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, kurse kanë pranuar anëtarët e tjerë të komisionit.

Nëse Gjykata Drejtuese nuk pranon asnjë ankesë, atëherë javën e ardhshme KSHZ-ja do ti vërteton rezultatet finale, kurse parlamenti i ri duhet ta mban njësinë konstituive më së voni deri në datën 26 qershor.