Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 15:36

Shkup – Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka arritur që të fitojë dy deputetw në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Dy deputetët janë fituar në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa në njësitë e tjera partia që drejtohet nga Rufi Osmani nuk ka arritur që të korrë fitore, por duke siguruar një numër votash, në garën me partitë e tjera.

Në nivel shtetëror RDK ka arritur që të sigurojë mbi 29 mijë vota, ndërsa shumica e tyre janë siguruar nga votuesit e saj në zonën e gjashtë zgjedhore.

RDK mbrëmë nuk ka dhënë hollësi dhe detaje mbi procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se qëndrimi i tyre mbi zgjedhjet dhe rezultatet do të shpaloset sot.