Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 19:44

Shkup – Prokuroria publike e Maqedonisë ka vlerësuar se nuk ka vend për ngritjen e procedurës penale me rastin e listave të dorëzuara nga ana e Televizionit A1.

“Lidhur me listat e dorëzuara nga Televizioni A1 deri te Prokuroria publike për gjoja kryerjen e presioneve të të punësuarve në administratën publike, që të njëjtit të sigurojnë një numër të konsiderueshëm të votuesve, të cilët do të votojnë për partinë politike VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Prokuroria bëri thirrje një numër më i madh i personave të cilët janë shënuar në listat e dorëzuara edhe atë si persona të cilët janë theksuar si persona mbi të cilët është bërë presion, si dhe persona të theksuar në listën si persona të cilët do të votonin për VMRO-DPMNE-në”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Lupço Shfërgovski.

Të gjithë personat e thirrur, siç është theksuar në deklaratat e tyre të dhëna para Prokurorit publik, në mënyrë eksplicite mohuan se mbi ta është kryer çfarëdo lloji i presionit në drejtim të sigurimit të votave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Nga deklaratat e siguruara nuk doli dyshimi bazë se është kryer ndonjë vepër penale nga kapitulli i veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve për të cilat ndjekja ndërmerret sipas detyrës zyrtare”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë”, Lupço Shfërgovski.