Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 12:09

Shkup – Vëzhguesit afatgjatë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta paraqesin deklaratën e tyre preliminare në konferencën për shtyp, të hënën, më 6 qershor, në Shkup.

Vëzhgimi ndërkombëtar është angazhim i përbashkët në përbërje të OSBE-së, Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP OSBE) dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

“Deklarata preliminare do të jepet nga koordinuesi special Roberto Batelli, i cili e udhëheqë OSBE Misionin afatshkurtër të zgjedhjeve dhe delegacionin e AP të OSBE-së dhe pas tijë do të pasojë Z. Jualian Peel Yates, shef i OSBE/ODIHR Misionit vëzhgues të zgjedhjeve si dhe Jean-Charles Gardetto, kryesues i delegacionit të APKE. Ky bashkëpunim numron gjithsej 300 vëzhguesve nga 41 shtete, përfshirë edhe 41 vëzhgues afatgjatë dhe ekspertë nga OSBE/ODIHR, 187 vëzhgues afatshkurtër të dërguar nga shtetet anëtare në kërkesë të OSBE/ODIHR, si dhe 47 parlamentarë dhe personel nga AP e OSBE-së dhe 15 nga APKE”, thuhet në komunikatën e OSBE-ODIHR.