Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 17:15

Shkup – Komisionin ndërkombëtar të mbikëqyrësve të OSBE-së për zgjedhjet e 5 qershorit do ta udhëheqë Roberto Bateli, nga Sllovenia, i cili shpreson se do të informojë për zgjedhje të qeta dhe të drejta.

Për zgjedhjen e zgjedhjeve deri më tani janë akredituar 489 mbikëqyrës të jashtëm dhe 7.341 vendas.

“Me padurim pres që ta përcjellë atë që ka ngelë nga fushata dhe do të jemi i lumtur në qoftë të se ditën pas zgjedhjeve di të mund të informoj për zgjedhje të qeta dhe të drejta”, thuhet në deklaratën me shkrim të Batelit.

Ai vlerësimet e OSBE-së për procesin zgjedhor do t’i kumtojë më 6 qershor, një ditë pas zgjedhjeve. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nga ana tjetër, të martën mbrëma përfundoi me shpërndarjen e materialit zgjedhor deri tek organizatat komunale zgjedhore.

MPB-ja me urdhër të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ), veç se ka asistuar gjatë marrjes edhe të pjesës së besueshme të materialit votues, gjegjësisht të fletë-votimeve që janë për votuesit, të cilët të drejtën e tyre do ta realizojnë në përfaqësimet diplomatike – konsullore.

Në pajtim me agjendën e KSHZ-së, të enjten fillon sigurimi i shpërndarjes së materialit votues, transporti i listave zgjedhore, marrja dhe transferimi i fletëve votuese nga shtyp shkronja “Kiro Dandaro” në Manastir deri tek të gjitha 84 komisione zgjedhore komunale.

Personat e paaftë dhe të sëmurë të cilët nuk janë në gjendje të votojnë në njësitë zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të dielën, duhet ta njoftojnë Komisionin zgjedhor komunal në vendin ku jetojnë. Ata do të votojnë një ditë para zgjedhjeve, të shtunën, në 4 qershor në shtëpitë e tyre.

Të njëjtën ditë do të votojnë edhe 2,222 persona të cilët janë në paraburgim ose në mbajtje të dënimit të burg, 407 persona të zhvendosur brenda vendit dhe 7.258 shtetas të Maqedonisë në diasporë.