Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:24

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot, nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, deri te komisionet zgjedhore-komunale, po e dorëzon materialin e besueshëm zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të caktuara për të dielën.

Tetëdhjetë e katër komisioneve zgjedhore komunale do t’u dorëzohen fletëvotimet, çertifikatat nga lista zgjedhore dhe procesverbalet. Gjatë ditëve të kaluara u dërgua materiali josekret, kutitë votuese, paravanët, llampa ultra vjollcë, sprej i tejdukshëm dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme për realizimin e votimit.

KSHZ-ja, gjithashtu i dorëzoi materialin sekret dhe josekret zgjedhor një personi të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme për votimin e diasporës për zgjedhjet e parakohshme për deputetë, që do të zhvillohet të shtunën më 4 qershor. Në vijim është transporti i materialit zgjedhor dhe këshillave zgjedhorë deri te selitë e PDK-ve, ku do të zbatohet votimi i shtetasve të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja.

Votimin do ta zbatojnë këshillat zgjedhore të formuara në pajtim me nenin 113a nga Kodi Zgjedhor.