Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 14:31

Shkup – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka bërë të ditur në konferencën për gazetarë se pjesëmarrja e zgjedhësve deri në orën 14:00 ka qenë 35.8 për qind.

Në bazë të të dhënave të KSHZ-së, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare deri në orën 10 ishte 14.02 për qind. Kjo pjesëmarrje në njësinë e parë zgjedhore ka qenë 16,4 për qind, në njësinë dy 13,21, në njësinë tre 18,61 për qind, në njësinë e katërt zgjedhore të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16,27 për qind, në pesëshen 13,81 për qind, kurse në gjashtën 7,9 për qind.

Ndërkohë, në rrethinë të Tetovës pjesëmarrja e votuesve tani për tani është nën nëntë për qind. Nga 21.707 votues të regjistruar, kanë dalë 1.780. Në Jegunoc kanë votuar 1.179 nga 11.037 votues të regjistruar apo rreth 10 për qind, në Bërvenicë 9,7 prej 14.741, në Bogovinë 6,6 prej 25.620, ndërsa në Tetovë 4.525 nga 80.110 që është 5,66 për qind.