Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 15:08

Shkup – Dy liderë maqedonas të partive më të vogla kanë dhënë dorëheqje të enjten nga postet e tyre, pas humbjes në zgjedhjet e 5 qershorit. Filip Petrovski lideri i partisë së re “E Djathta Demokratike” si dhe Lazar Elenovski nga “Unioni Social Demokrat” i Maqedonisë ofruan dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare. Petrovski theksoi se humbja e partisë së tij, por edhe e partive të tjera të djathta ka qenë si pasojë e mosunitetit midis tyre në zgjedhjet e fundit. Ai ka kërkuar gjithashtu që edhe liderët e dy partive të tjera më të vogla VMRO-Popullore si dhe Partia Dinjiteti të japin dorëheqje. Dorëheqje deri tani kanë dhënë lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani, i PPD-së Sefedin Haruni dhe i Partisë Liberal-Demokrate, Jovan Manasievski. Disa media kanë kërkuar që dorëheqja të vijë edhe nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.