|
|
e Enjëte, 26 Maj 2011 22:01 Shkupp – VMRO-Popullorja, ka prezantuar programin e tij zgjedhor në Kavadar. Kryetari i nderit i partisë, Lubço Georgievski ka premtuar se, përderisa do të vinë në pushtet do ta kthejnë demokracinë e shtetit, do të punojnë për euro – integrimin e shpejtë të Maqedonisë dhe për prosperitet ekonomik.
“I pyes qytetarët e Kavadarit, në cilat prej katër viteve kanë pasur më shumë të ardhura dhe biznes më të mirë? Në Maqedoni është zhdukur klasa e mesme, kurse kërcënimet i bënë sistem të qeverisjes së tyre, prandaj nuk guxon përsëri ky pushtet të fitojë monopolin”, ka porositur Georgievski.
Ai ka thënë se do të jenë në koalicion me ato parti, me të cilët do të bëjnë marrëveshje për ta zgjidhur problemin e qytetarëve. Sipas tij, më mirë është qeveria e ardhshme të jetë e formuar nga dy parti maqedonase dhe dy parti shqiptare, sepse “vetëm në atë mënyrë do të ketë ambient demokrat në shtetin tonë”.