Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:41

Shkup – VMRO-PP ka mbajt miting në lagjen e Shkupit, Aerodrom, në të cilën kryetari më i ndershëm i partisë, Lubço Georgievski porositi se këtu janë për ta ngritur Maqedoninë përsëri në këmbë.

“Është e saktë se ndoshta ndopak ndjehem si politikan i harxhuar, por harxhimi im më i rëndë dhe më i vrullshëm ishte kur e shkatërruam komunizmin jugosllav, kur e shkatërruam Maqedoninë komuniste dhe kur e krijuam Maqedoninë e pavarur. Lodhja ishte deri në atë moment kur me vullnet vendosa t’ia dhuroj VMRO-DPMNE-së si parti që të munden, të pa harxhuar dhe të pastër, ta udhëheqin vendin”, ka thënë Georgievski.

“A nuk është turp të bëjmë krahasime se partia e fundit komuniste e Gligorie Gogovski është më demokratike nga kjo e Nikolla Gruevskit”, ka thënë kryetari i nderit i VMRO-PP, Lubço Georgievski në mitingun para qendrës tregtare “Biser” në lagjen e Shkupit, Aerodrom.