Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:20

Shkup – Gjithsej 1. 821. 122 qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe 7. 258 shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor. Ata do t’i zgjedhin 123 deputetët e ardhshëm të Kuvendit prej të cilëve 120 nga gjashtë njësi zgjedhore në territorin e Republikës së Maqedonisë (nga 20 te secila) dhe tre nga disapora, nga një deputet nga tre njësitë zgjedhore jashtë vendit – në Evropë dhe në Afrikë, në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Australi dhe në Azi.

Sipas të dhënave në Listën zgjedhore që e konkludoi Komsioni Shtetëror Zgjedhor, të drejtë vote në Njlësinë e parë zgjedhore kanë 302.864, në të Dytën 312.720, në të tretën 291.140, në të Katërtën 292.596, në të Pestën 303.686 dhe në të Gjashtën 318.116 votues.

Në diasporë, për votim në NJ. Z. Evropë dhe Afrikë janë paraqitur 4.653 mërgimtarë, në Amerikën Veriore dhe Jugore 1.832, ndërsa në nj.z. Australi dhe Azi 773 votues. Mërgimtarët, të burgosurit, të sëmurët dhe personat e zhvendosur brenda vendit do të votojnë nesër, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Zgjedhjet zbatohen sipas modelit proporcional në nëntë njësi zgjedhore. Renditja e listave me kandidiatë për deputetë që u përcaktua me short në Komsionin Shtetëror Zjgedhor është e njëjtë në të gjitha njësitë zgjedhore. Demokracia e Re në fletën e votimit mban numrin 1, numri 2 është Partia e Demokratëve të Bashkuar për Maqedoninë -PDBM, numri 3 – USD, 4 – BDSH -Bashkimi Demokratik Shqiptar, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë me numrin pesë, VMRO-PP numri 6, BDI -7, PDSH -8, Dinjiteti -9, kolilicioni i udhëhequr nga LSDM-ja -10, UND -11, PLD-12, PSDM-13, E djathta demokratike -14, Partia Evropiane e Maqedonisë -15, PPD -16, RDK -17 dhe Të bashkuar për Maqedoinë -18. Në njësinë e parë dhe të dytë të njësisë zgjedhore janë paraqitur nga 16 lista për kandidatë, në të tretën 12, në të katërtën 10, në të pestën ka 14 dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore 15 lista për kandidatë. Në tre njësitë zgjedhore ku do të votojë disapora janë parashtruar: në njësinë e shtatë zgjedhore tetë lista për kandidatë, në njësinë e tetë zgjedhore janë parashtruar shtatë lista për kandidatë, ndërsa në njësinë zgjedhore nëntë janë parashtruar katër lista për kandidatë.